LDK-ja e përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Abdixhiku: Fitore dhe asgjë më pak
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti, tubimin përmbyllës të fushatës do ta organizojë të shtunën e 8 shkurtit nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.
Abdixhiku tha se tubimi më i madh elektoral po vjen, teksa i ftoi të gjithë qytetarët në sheshin e kryeqytetit.
“Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara”.
“Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare”, tha Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Festa e madhe, e mbylljes së fushatës, të shtunën më 8 SHKURT nga ora 18:00 në PRISHTINË, në ‘SHESHIN SKËNDERBEU’!
Tubimi më i madh elektoral po vjen! 🔥
Në Kryeqytet. Në shesh! Ju presim!
Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara.
Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare! ✌️
Këtë vendim e morrëm sot, në takim me Kryetarët e Degëve. I falenderova për angazhimin e madh deri më tash. I ftova për shtytjen finale!
Fitore dhe asgjë më pak!