LDK kërkoi postin e kryeministrit, Hamza i përgjigjet: Jemi të hapur me bisedu

LDK kërkoi postin e kryeministrit, Hamza i përgjigjet: Jemi të hapur me bisedu

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar sot se nuk do të hyjnë në asnjë qeveri pa postin e kryeministrit.

Këtë deklaratë të tij, e komentoi Bedri Hamza nga PDK.

Ai ka thënë se posti i takon partisë dytë më të madhe, megjithatë ka hapësirë për të biseduar.

“Ne e kemi bërë të qartë, nuk mund të qeverisim bashkë, për shkak të dallimeve që i kemi. Ka pasur dallime edhe në të kaluarën, edhe sot ka dallime edhe në mes partive që janë në opozitë, por janë dallime të cilat mund të harmonizohen”.

“Nëse e marrim edhe e shikojmë programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dallime, por kanë edhe ngjashmëri dhe është shumë më lehtë me u harmonizu këto programe dhe me i zbatu edhe Partia Demokratike premtimet e veta elektorale, edhe Lidhja Demokratike premtimet e veta elektorale dhe partitë tjera. Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, u shpreh ai në Rubikon.

 

Shpërndaje në: