LDK çelësi i zhbllokimit? – Kryesia qe dy orë në mbledhje për të përcaktuar “pozicionin politik paszgjedhor”

LDK çelësi i zhbllokimit? – Kryesia qe dy orë në mbledhje për të përcaktuar “pozicionin politik paszgjedhor”

Kush me kënd mund ta bëjë qeverinë?

Kjo ende s’po dihet.

Tash e dy orë Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen e kryesisë, e para pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Përvec, diskutimit rreth rezultatit që partia e tyre ka arritur në zgjehdjet parlamentare, ata do të vendosin edhe pozicionin që LDK-ja do të marr pas certifikimit të rezultateve.

PDK-ja ka hapur krahët për një Qeveri opozitare, ndërsa LDK deri tani përjashton Vetëvendosjen për koalicion por edhe opozitën – kështu e sheh ose zgjedhje të reja ose për të qëndruar në opozitë.

Kujtojmë se nga rezultatet preliminare LDK është renditur si partia e tretë në vend.

Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve kishte reaguar kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, edhe pse LDK nuk ka fituar zgjedhjet, rritja e votave për këtë parti, nga 12% në rreth 20%, është një arritje e rëndësishme dhe dëshmi e mbështetjes qytetare.

Duke folur për situatën e përgjithshme paszgjedhore, ai kishte deklaruar se ky rezultat nuk përbën një ndryshim të madh për Kosovën, pasi qytetarët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe ato duhen respektuar./Periskopi

 

Shpërndaje në: