Lazio mposht Cagliarin, kaq minuta u rezervuan për Muriqin
Lazio ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Cagliarit.
Skuadra e drejtuar nga Simeone Inzaghi triumfoi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.
Goli i vetëm u shënua nga Ciro Immobile në minutën e 61-të, gol që për vendasit vlen tri pikë.
Në këtë ndeshje, nga minuta e 73’t u paraqit edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi si zëvendësues, por s’ia doli të shënojë.
Me këtë fitore, Lazio ngritët në pozitën e pestë me 40 pikë, derisa Cagliari renditët në pozitën e 18-të me 15 sosh.