Lavrov me propaganda: Po tentojnë që serbët t’i dëbojnë në heshtje nga Kosova
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke u “persekutuar” ngjashëm me “persekutimin nazist të popullatës ruse nga territori i Donbasit”.
Ndër tjera, ai ka pohuar se “serbët po dëbohen në heshtje” nga Kosova me metoda të ndryshme burokratike.
“‘Spastrim etnik i pastë’r si loti. Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë të dëbojnë serbët nga Kosova”, citon “Danas” median ruse RT të ketë thënë Lavrovi.