Laurent Marmullaku, talenti i ri që do ta veshë fanellën e Kosovës

Laurent Marmullaku, talenti i ri që do ta veshë fanellën e Kosovës

Laurent Marmullaku është futbollisti më i ri që ka pranuar ta veshë fanellën e Kosovës.

Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë, njofton FFK.

Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipin tonë kombëtar.

 

Shpërndaje në: