Laura Fazliu fiton ndaj kinezes Jing Tang, kalon në çerekfinale
Laura Fazliu e ka nisur me sukses aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.
Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.
Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.
Me këtë fitore Fazliu kalon në çerekfinale dhe synon që të fitojë medalje olimpike në Paris.