Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian
Laura Fazliu ka arritur të rrëmbejë medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Fazliu kishte mundësin që të fitonte edhe medaljen e artë, por që në finale u mposht nga Gemma Hoëell, me IPPON.
Laura kishte një paraqitje mbresëlënëse, por që u mposht nga britanikja, që kishte më shumë përvojë.
Kjo është medalja e parë për Fazliun.
Ndryshe, në këtë garë kanë marrë pjesë edhe tre xhudist tjerë nga Kosova: Akil Gjakova, Flaka Loxha, që pa fat mbetën pa medalje dhe Distria Krasniqi rrëmbeu të bronztën dje.