Laura Fazliu e jashtëzakonshme: I sjell Kosovës edhe një medalje olimpike
Xhudistja Laura Fazliu ka bërë historinë duke fituar medalje e bronztë në “Paris 2024”, që është medalja e dytë për Kosovën pas Distria Krasniqit.
Edhe pse s’ishte asnjëherë favorite, Fazliu mahniti të gjithë në kategorinë deri në 63 kilogramë për t’u stolisur me medaljen e bronztë në “Repechage”.
Ajo në përballjen finale e mposhti xhudisten nga Kroacia, Kristina Kristo. Kroatja ndoshta ishte paksa më e rrezikshme në kohën e rregullt, por që Fazliu regjistroi fitoren në “Golden Score”.