Latifi: Një mobilizim i tillë ndodh veç kur vritet kreu i një shteti, por Serbia duan ta kenë një rast për të shfry urrejtjen e tyre të moçme ndaj shqiptarëve

Latifi: Një mobilizim i tillë ndodh veç kur vritet kreu i një shteti, por Serbia duan ta kenë një rast për të shfry urrejtjen e tyre të moçme ndaj shqiptarëve

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar rastin e vrasjes së policit serb ku i dyshuar në bazë të raportimeve është, i arratisuri nga burgu i Kosovës, Faton Hajrizi.

Latifi thotë, se mobilizime të tilla për ta kapur një të dyshuar për vrasje, ndodhin veç kur vritet kreu i një shteti. Megjithatë, siç shton profesor Latifi, kjo gjë nga Serbia po bëhet vetëm me faktin që i dyshuari është shqiptar dhe po e shfrytëzojnë si rast për ta shfry urrejtjen e tyre të moçme ndaj shqiptarëve.

Më poshtë lexoni postimin e plotë:

Çfarë po lexoj në lajme krejt aparati policor në Serbi është vënë në veprim. Pika kontrolli gjithandej rrugëve, dronë nga ajri, skuadra qensh të lëshuara nëpër pyje, bllokime të hyrje – daljeve nga qytetet, bastisje fshatrash. Me një fjalë gjendje shtetrrethimi. Edhe në Republikën Serbe në Bosnje i njejti mobilizim.

Të tilla mobilizime ndodhin veç kur vritet kreu i një shteti, e jo kur vritet një polic i thjeshtë rrugor, por këtu është në pyetje fakti se po kërkohet një shqiptar. Të ndjekësh një shqiptar- kjo qysh moti është pasion i parezistueshëm i shtetit serb. Duan ta kapin të gjallë që ta kenë një rast të ri për të shfry urrejtjen e tyre të moçme ndaj shqiptarëve dhe sigurisht për të dhënë një film të ri propagande kundër Kosovës.

Shpërndaje në: