Latifi reagon ndaj ekspozitës ku shfaqej Kim Jong-ili: Duhej të jepnin sqarime

Latifi reagon ndaj ekspozitës ku shfaqej Kim Jong-ili: Duhej të jepnin sqarime

Filozofi Blerim Latifi,  ka reaguar  sërish  lidhur me ekspozimin e thënieve dhe fotografive të ish dikatorit koreano verior në Biblotekën Kombtare ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë.

Latifi duke u përgjigjur ndaj atyre që mendojnë se nuk ka asgjë të keqe ekspozimi i tyre meqë është instalacion artisitik, thekson se në botën normale demokratike ‘përmbajtjet e kontaminuara, qoftë fizikisht, qoftë ideologjikisht, ekspozohen me sqarime kritike’.

“P.sh. cigaret nuk mund të shiten pa u vendosur banderolën ku shkruan se konsumi i tyre rrezikon shëndetin. Libri “Main Kampf” i Hitlerit nuk mund të botohet pa shënime kritike për pasojat që ka pasur ky libër dhe rreziqet e tij. Përmbledhja e fjalimeve të Milosheviqit nuk mund të botohet pa sqarime kritike të pasojave që kanë pasur këto fjalime”, ka deklaruar Latifi.

“Nëse kjo nuk bëhet, atëherë ekspozimi i përmbajtjeve të rrezikshme përbën marketing për këto përmbajtje. Njësoj si kjo pankarta më thënien e Kim Jong Ilit në muret e jashtme të Bibliotekës Kombëtare”, ka përfunduar profesori i Filozofisë.

Ka tre ditë që në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita “Gardianët e Parajësës ku me anë të fotografive paraqiten momente e dukuri të përditshmërisë në Korenë e Veriut. /Periskopi/

Shpërndaje në: