Latifi për KQZ-në: Transparenca përtokë, njerëzit mendojnë që po zihet diçka për të keq

Latifi për KQZ-në: Transparenca përtokë, njerëzit mendojnë që po zihet diçka për të keq

Komisioni Qendror Zgjedhor është kritikuar me të madhe nga publiku pasi këto zgjedhje e gjetën me defekte të mëdha në operimin zgjedhor: ku as pas tri ditësh s’ka rezultate të plota preliminare e as të kandidatëve – për të mos i llogaritur as mosprocedimit e votave me kusht dhe të diasporës.

“Ky gabim strukturor brenda KQZ-së po shoqërohet me një mungesë të çuditshme të transparencës…”, tha Blerim Latifi në “Pressing” të T7.

“Aty i kanë sytë 2 milionë njerëz, 24 orë, edhe ti nivelin e transparencëns e ke përtokë, automtaikisht ngjallen dyshimet. Njerëzit mendojnë që aty është tu zi diçka për të keq”, shtoi Latifi.

Shpërndaje në: