Latifi për konferencën e VV-së: Politikë me të vdekurit, prandaj të gjallët po ikin

Latifi për konferencën e VV-së: Politikë me të vdekurit, prandaj të gjallët po ikin

Lëvizja Vetëvendosje të hënën para Prokurorisë Speciale ka mbajtur një konferencë ku ka akuzuar Prokurorinë për neglizhencë në rastin e Astrit Deharit.

Në lidhje me këtë rast, profesori universitar, Blerim Latifi ka përmendur termin “Nekropolitika”, që rrjedh nga greqishtja e që i referohet “politikës me të vdekur”.

Rrjedhimisht, Latifi tha se politika kosovare nuk merret me ekonominë. E kështu qytetarët shkojnë ku ka ekonomi duke i lënë varret vetëm.

“Nekropolitika është fjalë e greqishtes. Do të thotë të bësh politikë me të vdekurit. T’i kthesh të vdekurit në kapital politik. Dhe në vende ku ka nekropolitikë, nuk duhet pritur të gjesh edhe biopolitikë, pra politikë që merret me problemet e të gjallëve. Dhe fatkeqësisht ne jemi njëri prej këtyre vendeve. Sa pak ekonomi [ biopolitikë] ka në të folurit tonë politik, e sa shumë varre. Tmerrësisht shumë. Prandaj të gjallët, në kërkim të ekonomisë, po ikin, duke lënë këtu veç varret. Dhe politikën e çmendur që jeton prej tyre”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Shpërndaje në: