Latifi: Masakra në Krushë të Madhe, dëshmi e veprimit nga Serbia kriminale

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Krushës së Madhe tha se kjo masakër është dëshmi e një veprimi të organizuar dhe të zbatuar nga Serbia kriminale, përcjell Periskopi.
“Lufta e popullit tonë për çlirimin e tokave të pushtuara nga sllavët ishte e domosdoshme, prandaj populli i përkrahu bijtë dhe bijat të tyre pa mëdyshje. Ishte e dukshme se zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës nuk mund të kishte, prandaj lufta çlirimtare ishte domosdoshmëri dhe krushjanët e bënë atë që duhet bërë. Në shënjestër të serbëve do të viheshin gra, fëmijë, pleq dhe të rinj, të paarmatosur dhe të pambrojtur. Vrasje masive, djegie të kufomave dhe zhdukje të kufomave të të vrarëve, ishin dëshmi të një veprimi të organizuar dhe të zbatuar nga Serbia kriminale”, u shpreh Latifi./EO/