Latif Gashi, ish-komandant i UÇK në zonën e Llapit: Lulzim Basha mori pjesë në arrestimin tim, u soll keq…si polic
![Latif Gashi, ish-komandant i UÇK në zonën e Llapit: Lulzim Basha mori pjesë në arrestimin tim, u soll keq…si polic](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2020/11/LATA.png)
Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte, tregon pas shumë vitesh procesesh gjyqësore, se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij.
Gashi thotë se Basha ishte sjellë keq, si një polic dhe jo si një përkthyes. Më poshtë mund të lexoni të zbardhur të gjithë intervistën e realizuar nga gazetarja e Top Channel, Alberta Hashani.
Top Channel: Zoti Gashi na tregoni kur jeni arrestuar?
Latif Gashi: Jam arrestuar më 28 janar 2002
Top Channel: Nga kush jeni arrestuar?
Latif Gashi: Jam arrestuar nga forcat e UNMIK-ut, pothuajse të gjitha nacionalitetet, përfshirë edhe ruse.
Top Channel: Cila ishte arsyeja e arrestimit?
Latif Gashi: Arsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte. Ai ka qenë një standard ndërkombëtar, që qit Kosovës bashkëpunimin me drejtësinë ndërkombëtare. Besoj se ka qenë standard jo i drejtë. Jemi arrestuar më 28 janar 2002. Procesi gjyqësor ka zgjat plot 16 vite. Duke filluar nga 2003 që ka qenë një proces gjyqësor, 2005 e 2009, pastaj 2013, 2015 deri në 2016 kam marrë formën e preme. Po ashtu pasoja i kemi vujt deri në fillim të vitit 2018 që do të thotë që plot 16 vjet ka zgjat procesi gjyqësor. Zgjatja e këtij procesi gjyqësor e dëshmon që ka qenë proces politik, i cili u konfirmu pa prova materiale pa dëshmi konkrete. Pas ekzaminin të gjendjes reale pa konstatim të asgjëje. Vetëm i arsyetuar në mision e quajtur UNMIK dhe EULEX.
Top Channel: Për çfarë konkretish akuzoheshit ju zoti Gashi?
Latif Gashi: Lënda ka qenë për krime ndaj popullatës civile shqiptare, e cila faktikisht ka ra gjatë procesit. Ka mbetur vetëm trajtimi dhe kushtet. Por edhe ato dy pika që jena dënue gjykata e UNMIK në 2005 thotë që duhet të bëhet ekzaminim të kushteve të popullatës civile dhe personave që kanë qenë të ndaluar. Se do të bëhet ekzaminimi se ka qenë pikë e akuzës jo trajtim njerëzor.
Top Channel: Në momentin e arrestimit si ka shkuar procesi keni pasur ndonjë vërejtje?
Lutfi Gashi: Procesi i arrestimit tim ka qenë rasti i parë kur jam arrestu për krime lufte Ka qenë forca të mëdhaja të UNMIK-ut. Ka qenë një spektakël. Ka pas trajtim dhe përdorim të forcës së teprume. Në rast e arrestimit tim kanë pas një trajtim jo njerëzor.
Top Channel: Ju jeni arrestuar në prani të familjarëve
Lutfi Gashi: Po. Jam arrestu para banesës sime dhe jam sulmu fizikisht sa më vonë tani u organizu një hetim për teprim të forcës fizike. Dhe me familjen time ka pas një sjellje jo njerëzore.
Top Channel: Nga kush ka pas këtë sjellje
Lutfi Gashi: Sjellja jo e mirë është bërë fillimisht publike nga një kolegu imi dhe ju si television që jeni të interesu me dit të vërtetën. Sjellja jo e mirë ka ndodh veç të tjerëve edhe nga një përkthyes i quajtur Lulzim Basha për emrin e të cilit familja ime mori vesh, se në momentin e kontrollit ai ka qenë me maskë. Po si duket e kanë tradhtuar vetullat e sytë e tij karakteristike e flokët e tij dhe zëri i tij, i cili gjatë marrjes së vizitave nga anëtarët e familjes sime ai ka qenë prezent te gjykatësi dhe i ka prit. Aty familja ime ka identifikue personin e njëjtë që ka qenë në banesë. Edhe në momentin kur u fut ai u ka drejtua gruas sime dhe familjes sime ku i ke kalamajtë. Ai edhe sjellje të tjera jo humane. Jo me lujt rolin e përkthyesit por rolin një polici, si më përpara kur na kanë hy policët serb. Fatkeqësisht ka fol gjuhën shqipe.
Plot 20 vite kanë kalue dhe s’kam dash ta bëjë teme. Një kolegë i imi e ka përmend këtë çështje. Unë e konfrimoj që ai ka qenë në banesës time dhe nuk e ka pas sjelljen e mirë. Ajo që duhet sqaruar për publikun është se gjatë kontrollit në banesën time, në zyrën time është marë një ditar lufte. Edhe ai ditar i luftës për mua ka pas një vlerë të madhe historike dhe për popullin tonë. Dhe unë besoj, që duke marrë parasysh pozitën e tij si përkthyes edhe si një njeriu më i besuar në atë kohë për gjykatën e UNMIK-ut me një rrogë marramendës, besoj se ai ditar është përkthyer nga ana e tij dhe ai ditar së paku besoj se i duhet një sqarim publik edhe ndaj meje si luftëtar i lirisë
A e ka pasur në dorën e tij? A e ka përkthyer dhe a di gjë për fatin e tij?
Pse ai ditar kurrë nuk është proceduar si provë materiale gjatë procesit gjyqësor, por veç u mor u përkthye dhe nuk i ka vajt drejtësisë ndërkombëtare, por e kanë zhduk. Në procesverbal shkruhet se është marrë ditar lufte prova material 49.
Në të gjitha proceset gjyqësore unë e kërkoj të administrohet si provë materiale se i gjithë aktiviteti im i luftës dhe i zonës së Llapit ka qenë i shkrujt çdo ditë. Ai ditar ka qenë i rëndësishëm për historinë dhe pse jo edhe si provë material që procesi gjyqësor shumë shkurt do përfundonte. Nuk i ka vajt drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk.
Top Channel: Çfarë saktësisht zoti Latifi përmbante ai ditar? Çfarë mund të nxjerrë në dritë?
Latif Gashi: Ditari mbante konkretisht çdo aktivitet timin, çdo ramjet e dëshmorëve. Çdo ditë çfarë kam dit që ndodhe e kam shkrujt në ditar. Eshtë pjesëmarrja ime, pothujse në të gjitha betejat në zonën operative të Llapit. Për drejtësinë ndërkombëtare ka pas rëndësi të përdoret ajo. Përshembull unë jam akuzu në një vend të caktu për krime dhe ditari im e ka përshkru në gjendje reale ça ka ndodh në kohë reale dhe ai e demontonte akuzën që e kanë bërë hetues serb, dëshminë e kanë marrë hetues të UNMIK.
Top Channel: Pse ju zoti Latifi mendoni se ky ditar mund te jete humbur apo te ketë dorë edhe zoti Lulzim Basha në humbjen e tij
Latif Gashi: Unë nuk akuzoj se në të doja ta bëjë temë këtë çështje e kisha ba 20 vite para. Në mos të kishte qenë Lulzim Basha përkthyes do të ishte dikush tjetër. Aty ka qenë edhe çika e Sali Berishës, Argita Berisha, qysh e ka emrin ajo. Edhe ajo ka qenë me maskë dhe gjatë marrjes time në biseda besoj se ka qenë edhe ajo. Ose po nuk ka qenë ajo ka qenë një shoqe e saj s’ka rëndësi. Por mua më intereson që një njeri i cili pretendon me u bo kryeministri i Shqipërisë, ai njeri a ka pas obligim me raportu në shtetin e vet për shërbimet që i ka bërë UNMIK-ut. Përveç që ka qenë njeriu i shitun, e ka punu për pagën e vet. Ai është dashtun me raportue në shtetin e tij, në Shqipëri, tek organet e Shqipërisë. Unë e di 100 përqind që një pastrues serb po ka punu me UNMIK ka bashkëpunu me shtetin e vet. Lulzim Basha a i ka raportuar shtetit të vet. Dhe së paku sot të dalë ballhap, sot me u përgjegj po isha dëshmitar që e kam përkthye atë ditar që nuk u përdor kurrë se ka për të shkue në favor të Latif Gashit dhe pse. Unë kam dokument se në 2013 është mbajt një dokument i veçantë se janë kontrollu arkivat e UNMIK nga hetues ndërkombëtar dhe është kërkuar ditari apo prova material 49. Është një dokument ku më thuhet se ditari juaj është zhduk nga hetues të UNMIK. Kjo e dëshmon edhe marrjen edhe zhdukjen,
Lulzim basha të vetmin faj ka, apo unë po të isha përkthys në vendin e tij, po të kisha vënë re rëndësinë e tij, unë pa e bërë një kopje të tij nuk e kisha lënë. Se ne UNMIK na kërkoi të na kriminalizoje e të zhdukte historinë e luftës tonë çlirimtare.
Na ka çuar si një ndërmarrje të përbashkët kriminale edhe më herët. Ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk mund të quhet një Ushtri Çlirimtare e Kosovës. I njëjti term ka qenë dhe për ne si tani në gjykatën speciale.
Unë përshembull familja time. Unë që në moshën 15 vjeçare isha organizuar në organizatën ilegale të kohës të udhëhequr nga Adem Demaçi. Ktragjyshi im është vra me pushkë në dorë duke luftuar kundër okupatorit serb. Gjyshi im është vrarë duke luftuar kundër okupatorit serb me pushkë në dorë. Një histori të tillë pothuajse të gjitha familjet në Kosovë e kanë.
Duke pasur gjithë këto parasysh them se organizimi i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë ka ndodh, ka qenë një obligim i detyrueshëm dhe nuk ka qenë një organizim kriminal për qëllime kriminale dhe definitivisht të gjitha ato teza kur s’kanë mujt me e nxi luftën tonë e popullin tonë. Janë përpjekje të dështuara. Jam marrë me procesin gjyqësor 16 vite dhe kur kam vendos të futem në zgjedhje kam dalë autoriteti më i votuar në zonën time. Pra nuk ia kanë arritur qëllimit të kriminalizojnë luftën e liderët e saj dhe nuk do të munden ta bëjnë këtë.
Top Channel: Zoti Latifi duke u bazuar në deklaratën tuaj që ju ka humbur ditari dhe po ashtu duke u bazuar në deklaratën e Milaim Bellanicës një banori të Krushës së Madhe që e ka xhiruar masakrën në Krushën e madhe dhe po ashtu dosja e tij ka humbur, kaseta e tij ka humbur. Dhe po ashtu ai pretendon se në këtë proces ka qenë edhe Lulzim Basha. A njihni ndonjë person tjetër që ka ndonjë fakt që I është marrë nga UNMIK.
Latif Gashi:–Unë kam qenë 16 vitë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare. Definitivisht ne ishin në shërbim të drejtësisë për të plotësuar standardet. Si rezultat I këtij ne nuk e qitëm Kosovën në një bankë se nuk bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare. Ne paguam çmim për lirinë, për pavarësinë, paguam çmim për shtetformimin. Edhe kjo që po ndodh sot me drejtësinë ndërkombëtare është çmimi I padrejtë, I tepërt për të gjitha këto që në sot I kemi. Që Kosova I ka. Pra plot padrejtësi se po gjykohet lufta e drejtë çlirimtare. 90 përqind e procese që po ndodhin atje janë gjyku në Kosovë më parë. Nëse gjykohen këto atëhere duhet të ndryshojë koventat ndërkombëtare. Të shkruajnë ndalohen luftrat çlirimtare, lejohen luftërat okupuese. Kjo është padrejtësi ndërkombëtare.
Unë nuk jam këtu dhe nuk ka qenë I gatshëm me I bo akuzë dikujt. Ka pas edhe të tjerë Luzim Basha, që I kanë bërë shërbim atij procesi, kurrë asnjë nuk e kam përmend se luftën e këmi bërë për ët gjithë, pavarësisht se e meritojnë apo jo. Nuk I heq asnjë presje shërbimit që I kemi bërë vendit.
Top Channel: Zoti Latifi kur jeni marrë në pyetje e dini kush ka qenë përkthyes?
Latif Gashi:–Gjithë përkthyesat që kanë qenë kanë qenë të ardhur nga Shqipëria. Së paku ata që kam pasur unë kur jam pyt. Përkthyesja ka qenë me maskë. Nuk mund të them që tek unë përkthyesja ka qenë Argita, por e di 100% që ajo ka qenë një nga përkthyeset e UNMIK si dhe Lulzim Basha. Por ajo ka qenë me maskë dhe unë nuk I kam taku më vonë se kam qenë I arrestum. Tjetër është identifikimi I lulzim bashës që e ka identifiku familja ime, bashkëshortja ime, gjatë marrjes së lejeve për vizita. Aty e kanë identifikuar. Dhe bindja 100% ka qenë kur ai ka dalë si politikanë në Shqipëri.
Ai që të ketë një shpirt të qetë e të jetë mirë me familjen time, se mua nuk më obligohet kurgja, po me familjen time ai duhet të bëjë një deklarim publik. Çfarëdo që të thotë ka vlerë. Se kur bashkëshortja ime me shifte me kokë plotë gjak e nuk e dinte kush kishte hy në banesë, ai hynte në familjen time me fjalorin më të keq. Kështu ai duhet të sqarohet publikisht.