Larja e flokëve në mëngjes apo në mbrëmje?
Nuk është njësoj, dallimi është i madh.
Nëse i lani flokët para se të shkoni në gjumë, mbase keni vërejtur që në mëngjes duken më të yndyrshme. Ekspertët thonë se si pikërisht nuk janë më të yndyrta por vetëm duken ashtu.
Fjala është për atë që gjatë gjumit flokët janë të shtypura në jastëk, dhe meqë akoma janë pak të njomura, do të rrafshohen më shumë se sa do t’i kishit tharë me tharëse. Pikërisht i mungon vëllimi, andaj duken të yndyrshme.
Edhe një arsye përse është më mirë t’i lani flokët drejtpërdrejt para se të shkoni në gjumë. Qimet e njomura janë më të ndjeshme se atë të thatat, meqë gjatë natës do të fërkohen për jastëk dhe do të ngatërrohen, shansi më i madh është që të pëlcasin në majë.
Megjithatë, nëse dëshironi të hiqni dorë nga kënaqësia dhe keni shprehi t’i lani flokët para se të shkoni në gjumë, atëherë kujdesuni për disa gjëra:
– Përdorni shampo të butë.
– Shmangni regjeneratorët e rëndë.
– Krihni butësisht pas larjes.
– Qitni në flokë diçka për ngritje të vëllimit.
– Flini në jastëk sateni apo mëndafshi, shkruan Insider.