Largoni insektet nga shtëpia me këtë përbërës natyral

Largoni insektet nga shtëpia me këtë përbërës natyral

Përdorimi i kimikateve apo kokrrave të ndryshme kundër insekteve e milingonave mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë!

Sigurisht ne nuk mund të “bashkëjetojmë” me këto gjallesa, por duhet të gjejmë një formë që t’i largojë këto të fundit në “mënyrën më paqësore” dhe pa rrezikuar shëndetin tonë.

Zgjidhja është: kanella
Duket se aroma e kësaj erëze ndikon në aftësinë e milingonave për të komunikuar me njëra tjetrën (shtigjet feromonike). Ato lënë pas një substancë me aromë karakteristike për të ndihmuar dhe udhëzuar njëra-tjetrën në shtigjet që ato ndjekin.

Njerëzit nuk mund ta ndjejnë erën e feromoneve të milingonave, sepse është kaq e lehtë. Kur shtigjet e tyre spërkaten me kanellë ato do të konduzohen dhe nuk do të orintohen dot duke i bërë këto të fundit të largohen përgjithmonë nga shtëpia juaj.

Sigurohuni që të përqëndroheni në pikat hyrëse të shtëpisë si dritare, dyer, në afërsi të koshit të mbeturinave apo qoshe.

Shpërndaje në: