Largoni erën e keqe të gojës me këto 5 mënyra të thjeshta

Largoni erën e keqe të gojës me këto 5 mënyra të thjeshta

Shkaku kryesor i eres se keqe nga goja (halitosis) janë  infeksione të dhëmbëve, higjiena e dobët dentare, pirja e duhanit dhe kështu me radhë por, nganjëherë mund të jenë shkak dhe disa sëmundje të veshkave dhe të traktit gastrointestinal.

1) Bëjeni karafilin mikun tuaj më të mirë. Kjo barishte ka shumë potencial në luftën kundër halitosis. Përtypeni atë pas çdo vakti dhe ju do të keni frymë të freskët.

2) Bëni zakon që të fërkoni butësisht gjuhën, me furçën e dhëmbëve, për të eliminuar ushqimin që ka mbetur atje. Duke bërë këtë, ne kemi minimizuar mundësitë e rritjes së baktereve në gojën tonë. Soda bikarbonat është gjithashtu një nga përbërësit, që ju mund të shfrytëzoni për të shmangur halitosis. Duhet vetëm të shtoni sodën në ujë dhe bëni gargarë me të.

3) Mos harroni majdanozin. Majdanozi ka një substancë të quajtur klorofil. Kjo substancë është e njohur si deodorant i frymës. Ai eliminon çdo aromë të keqe nga goja juaj. Mund ta përdorni si një lëng ose ta përtypni. Gjithashtu, mund të hani gjethe a po vaj m ente. Ajo është ilaç shumë i mirë për të shmangur aromën e keqe.

4) Ёshtë e rëndësishme të përfshini fruta të ndryshme dhe perime në dietën tuaj normale. Kjo do t’ju ndihmojë në shmangien e këtij problemi. Shumë thelbësore është të rrisni konsumin e ushqimit të pasur me vitaminë C dhe E. Këto vitamina janë efektive në shërimin e halitosis.

5) Mund të zgjidhni një shpëlarës goje, që përfshin eukaliptol. Kjo është e dobishme për të reduktuar frymën e keqe.

Gjithashtu mund të përzieni vaj rigoni në ujë dhe ta pini.

Shpërndaje në: