Largoni celulitin për një kohë shumë të shkurtë me këto receta

Largoni celulitin për një kohë shumë të shkurtë me këto receta

Konsiderohet si armiku i të gjitha femrave, është fjala për celulitin i cili mund të na shfaqet në çdo fazë të jetës.

Çka është celuliti?

Celuliti është një depozitimi i yndyrës së trupit brenda një indi lidhës, i cili më vonë na shfqet në formë të rrudhosur në sipërfaqe të lëkurës.

Pse na shfaqet celuliti?

Ushqimi jo i duhur

Mungesa e aktivitetit fizik

Metabolizmi i ngadaltë

Dehidrimi

Ndryshimet hormonale

Por lajmi i mirë është se celuliti mund të largohet me disa mënyra shumë të thjeshta.

Uthulla e mollës

Është një ilaq i shkëlqyer dhe shumë efektiv, përmban minerale esencialë si kaliumi, magnezi dhe kalciumi, të cilët ndihmojnë  në detoksifikimin dhe pastimin e lëndëve toksike që shkaktojnë celulitin, të cilat tashmë duhet të dalin jashtë trupit.

Përveç kësaj, uthulla e mollës ndihmon në djegien e yndyrërave kafe të metabolizmit, tipi kryesor i yndyrërave, për këtë arsye ndihmon në humbjen e peshës së tepërt dhe është një acid tonifikues.

Por një gjë duhet të keni kujdesë, kur të blini uthullën tuaj të mollës, është e rëndësishme të zgjidhni një uthull organike.

Përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm.

Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundër celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.

Kafeja dhe sheqeri

Pastrimi i lëkurës me kafe mundëson që të zvogëlohet masa e celulitit në lëkurën tonë. Masazhimi dhe pastrimi ndihmojnë duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe të limfës. Kafeina që gjendet te kafeja ka efekt tonifikues. Por, gjithashtu masa gërryese që krijohet nga bashkimi I sheqerit me kafenë mundëson eliminimin e qelizave të vdekura.

Përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi. Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Shpërndaje në: