Largojeni yndyrën në gjak, me këto metoda të thjeshta
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës.
Nëse niveli i yndyrave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.
Nivelin e yndyrave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.
Kufizimi i sheqerit
Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.
Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.
Eliminoni bukën dhe makaronat
Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrore dhe fara.
Shmangni yndyrat e ngopura
Për të ulur yndyrat në gjak, shmangni yndyrat me bazë shtazore. Këto yndyra gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.
Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen. Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyra të dëmshme.
Kufizimi i alkoolit
Kaloritë e tepërta të marra nga alkooli konvertohen shumë shpejt në yndyra dhe magazinohen në trup. Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkooli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.