Largohet urgjent pas ndeshjes së kombëtares pasi është bërë baba

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kombëtares kuqezi është bërë baba për herë të dytë mëngjesit e sotëm, pas djalit Ayan, Andi Lila bëhet babai i një vajze.

Menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme Lila i ka marrë leje Panuccit dhe është larguar drejt Janinës pasi gruaja ndodhej në spital, fatmirësisht ka arritur në kohë për të pritur bebushen e familjes të cilës i kanë vënë emrin Axa.

Lajmin e bën të ditur vetë Andi nëpërmjet një postimi në faqen e tij ku duket djali i tij 5 vjeçar në një ambient spitali me tullumbace roz.

Shpërndaje në: