Largohet nga puna shoferi i autobusit që rrezikoi fëmijët në Prishtinë

Largohet nga puna shoferi i autobusit që rrezikoi fëmijët në Prishtinë

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit ka bërë të ditur se ka larguar nga puna shoferin dhe ka pezulluar konduktorin për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit pas një incidenti në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.

Përmes një reagimi në Facebook, kjo drejtori ka dënuar veprimet që rrezikojnë “sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.”

Postimi:

Reagim lidhur me incidentin në linjën 3A

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme:

🚫 Shoferi i përfshirë është larguar nga puna.

⏳ Konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit.

Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.

📢 Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve tona!

 

Sjellja e shoferit te linjes 3A, ndaj nxenesve!!!

Grupi Network Prishtina

Video nga @stilolapsi.com

Posted by Prishtina on Thursday, February 20, 2025

Shpërndaje në: