Largimi i Messit nuk zgjidh asgjë, Laporta: Edhe pa Messin kemi telashe ekonomike
Përveç Lionel Messit, edhe transferimet e reja të Barcelonës mund të mos regjistrohen dot.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë të ditur se largimi i Lionel Messi në fakt nuk zgjidh asnjë problem të katalanëve.
Emra të ndryshëm që iu afruan skuadrës gjatë verës, si Depay e Aguero, mund të mos regjistrohen si pasojë e limiteve të vendosura në paga, nga La Liga.
“Edhe pa Messin, ne nuk kemi margjina në limitet e pagave”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.
“Shkëputja e njëanshme e kontratës me lojtarë, siç është bërë nga bordet e mëhershme, është mundëis, por është e rrezikshme dhe mund të humbësh në gjykatë”, ka shtuar presidenti i Barcës. /Periskopi/