Larg rutinës në dhomën e gjumit, 5 mënyra do t’jua zgjojnë pasionin në shtrat

Larg rutinës në dhomën e gjumit, 5 mënyra do t’jua zgjojnë pasionin në shtrat

Nëse jeni në një marrëdhënie të shëndoshë, kjo është e mrekullueshme dhe po aq do të ishte edhe nëse kjo marrëdhënie do të ishte shumë pasionante. Por pasioni mund të mungojë ndonjëherë në dhomën e gjumit, apo jo? T’i marrim gjërat me radhë…

Dr. Justin Lehmiller organizoi një studim me 40.000 persona dhe arriti të gjente se cilat janë 5 ndryshimet e mëdha mes çifteve që gjithmonë kanë një jetë seksuale të nxehtë e pasionante dhe atyre që flaka e pasionit u është shuar kohë më parë.

Dr. Lehmiller shpjegon se çiftet kanë tendencën të mërziten nga rutina seksuale, por janë ndryshimet ato që rizgjojnë interesin tonë për seks. Çelësi i gjithë kësaj qëndron tek një substancë e cila njihet si dopaminë. Dopamina është një neurotransmetues që lidhet drejtpërdrejt me qendrën e kënaqësisë në tru. Është substanca që na bën të ndihemi mirë. Ajo ngacmohet nga ndryshimet apo risitë që ndodhin, prandaj mundohuni të jeni kreativë kur vjen puna tek pasioni në çift.

Ata që vazhdojnë të mbajnë pasionin gjallë në shtrat kanë shumë gjasa të bëjnë këto pesë gjëra shumë të rëndësishme:

  1. Kalojnë më shumë kohë përgatitore për të zgjuar dëshirën
  2. Praktikojnë komunikimin seksual, pra flasin me njëri-tjetrin për seksin
  3. Praktikojnë seksin oral
  4. Janë, në përgjithësi, më të lumtur me marrëdhënien e tyre
  5. Praktikojnë shpesh ndryshime dhe gjëra të reja në aktin seksual

Shpërndaje në: