Laporta paraqitet në stërvitjet e Barcelonës – u foli lojtarëve për situatën e Messit

Laporta paraqitet në stërvitjet e Barcelonës – u foli lojtarëve për situatën e Messit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është paraqitur sot në seancën stërvitore të Barcelonës.

Laporta, i cili pas pak minutave do të paraqitet në një konferencë shtypi për të sqaruar situatën e Lionel Messi, ka zgjedhur të takojë më para pjesën e mbetur të lojtarëve.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, presidenti i Barcelonës ka biseduar me lojtarët për rreth 30 minuta, duke sqaruar gjithçka sa i përket Leos, transmeton Periskopi.

Ndonëse në pamje të parë gjithçka duket në rregull me skuadrën, takimi i Laporta me lojtarët bën të mendohet se gjendja psikike është e rënduar.

Mbetet të shihet se çfarë ka për të thënë presidenti ‘Blaugrana’ në konferencën për shtyp, të planifikuar për orën 11:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: