Laporta: Nënshkrimi me Messin na përfshinte në një operacion që nuk i konvenon Barcës, ishte rrezik

Laporta: Nënshkrimi me Messin na përfshinte në një operacion që nuk i konvenon Barcës, ishte rrezik

Joan Laporta ka tronditur tifozët e Barcelonës me deklaratën e tij në konferencën për shtyp.

“Regjistrimi i Leo do të na obligonte të pranonim një operacion për të cilin Barca nuk ka interesim”, ka thënë Laporta në konferencë, përcjell Periskopi.

“Ne e kuptojmë se nuk kemi nevojë të pranojmë marrëveshje për të drejta televizive për një periudhë që shkon në gjysmë shekulli. Dua të jem i qartë se Leo dëshironte qëndrimin dhe klubi dëshironte atë”, shtoi presidenti.

“Nënshkrimi me Messi do të ishte rrezik i madh. Ne donim të ndërmerrnim rrezikun, por nuk duam të vendosim klubin në situata të vështira. Bordi i kaluar ka bërë punë të keqe”, ishin fjalët e presidentit.

Duket se marrëveshja për Lionel Messin ka dështuar si pasojë e marrëveshjes që La Liga do të mbyllte për të drejtat televizive, të cilën Barca dhe Reali e refuzuan. /Periskopi/

Shpërndaje në: