Laporta i shkon në vizitë Xavit, ky i fundit flet për mbështetjen e lojtarëve
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka vizituar klubin pas humbjes 4:1 në finalen e Super Kupës së Spanjës nga Real Madridi.
Trajneri i Barçës, Xavi tani e ka zbuluar se çfarë i tha Laporta gjatë kësaj vizite, raporton KosovaPress.
Presidenti ishte këtu për të na treguar neve për besimin dhe vetëbesimin në staf dhe në lojtarët. Kjo është ajo çka e përcjelli ai.
Po ashtu, Xavi tregoi edhe nëse e ka mbështetjen e lojtarëve të tij.
“Në ditën që unë e shoh se lojtarët nuk janë me mua, do të marr gjërat e mija dhe do të largohem. Ne gjithmonë kemi arritur qëllimet reale. Nëse këtë sezon ne nuk i arrijmë qëllimet tona, unë do të jem i pari që do të largohem”, tha Xavi.