Laporta i bindur: Do të kemi sukses edhe pas Messit, kemi kaluar gjithçka në 122 vite

Laporta i bindur: Do të kemi sukses edhe pas Messit, kemi kaluar gjithçka në 122 vite

Fjalët e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, mund të mos iu pëlqejnë shumë tifozëve të Barcelonës.

Në një periudhë kritike, kur ikona e skuadrës, Lionel Messi do të largohet, Laporta po tenton t’i ngushëllojë të gjithë me premtimet për projekte të reja.

Laporta beson se skuadra do të korrë suksese edhe në periudhën ‘post-Messi’, siç ka bërë edhe më parë.

“Ne kemi kaluar përmes shumë gjërave gjatë 122 viteve dhe gjithmonë kemi pasur sukses”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Jam i bindur se periudha ‘postMessi’ do të jetë shumë e suksesshme”, shtoi ai.

Ka të ngjarë që fjalët e Laporta të konfirmohen në të ardhmen, por një gjë është e sigurt – tifozët janë të revoltuar pasi nuk donin projekt të ri, por projekt që mbante Messin në ‘Camp Nou’. /Periskopi/

Shpërndaje në: