Lansimi i forumit për Gratë, Paqen e Sigurinë, Blinken e lavdëron presidenten Osmani për rolin e saj

Lansimi i forumit për Gratë, Paqen e Sigurinë, Blinken e lavdëron presidenten Osmani për rolin e saj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, ka përmendur presidenten Vjosa Osmani derisa sot e ka mbajtur një konferencë për media për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kosova është një ndër tre shtetet e botës që është pjesë e kësaj nisme të ShBA-së, dhe Blinken e falënderoi Osmanin për kontributin e dhënë për këtë qendër.

“Duhet të ndajmë mes vete praktikat më të mira tek ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’ përtej aleancës sonë sepse shtetet bëhen më stabile, më të forta dhe i japin frymë përpjekjeve për stabilitet në gjithë botën, duke përmirësuar edhe stabilitetin në vendin tonë”, ka thënë Blinken.

“Këtë vit ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’ janë krijuar në Kosovë dhe Kolumbi, dhe e kemi presidenten Vjosa Osmani që është e pranishme këtu. Presidentja Osmani ka qenë instrumentale si rëndësi në iniciativë, pra këto janë inkubatorë të ideve e inovacionit, dhe do të kemi qendër të tretë në Filipine”, ka thënë Blinken.

Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e 3 partnerëve globalë nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Osmani dhe Zyra e Blinkenit në prill 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Shpërndaje në: