Land Rover zbulon detaje të super-modelit Defender (Foto)
Vitin e kaluar, Land Rover e ka lansuar modelin e fundit të modelit Defender dhe pa humbur kohë, kompania britanike ka njoftuar se makina e re nga kjo linjë e prodhimit, vjen gjatë vitit që vjen dhe pritet të ketë dallime të dukshme.
Pjesa e jashtme do të jetë nga i njëjti material me bazë alumini, ndërsa do të ketë pjesën e përparme, anësore dhe tavanin shumë më të rrafshët, transmeton Telegrafi.
Nuk janë bërë të ditura detajet, por thuhet se kjo makinë për të gjitha terrenet do të ketë drita LED shumë të fuqishme.
Mundësitë e manovrimit sa më të lehtë dhe niveli i lartë i teknologjisë, pritet të dominojnë në këtë veturë.