Lancaster: Viti 2023 solli konfrontime të dhunshme në veri të Kosovës
Lord Mark Lancaster nga Mbretëria e Bashkuar ka paraqitur Draft raportin, i cili i kushtohet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Lancaster Asamblenë Parlamentare të NATO-s foli për sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti për këto dy vende, shkruan RTK.
Draft raporti nga Lord Mark Lancaster (Mbretëria e Bashkuar) paraqiti Draft raportin – që i kushtohet kryesisht Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilin trajtohen sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti.
Në këtë raport, ndër të tjera aty thuhet se viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, të cilat ishin alarm për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.
Më tej thuhet se mungesa e marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbjellin kërcënimin e konfliktit serioz me implikime të mundshme rajonale. Si përgjigje, aleatet përforcuan misionin e tyre të KFOR-it.
Tutje në raport në anën tjetër, paraliza politike në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) gjithashtu përmban një potencial të fshehtë për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit, e cila ka mbajtur një paqe të dobët midis popujve kryesorë përbërës të vendit për gati 30 vjet.
“Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën paralajmëroi kohët e fundit për “një nivel të paprecedentë sulmesh” kundër zgjidhjes së pasluftës, kryesisht nga Republika Srpska (RS), e cila po shton kërcënimet për t’u shkëputur nga BiH së bashku”, thuhet në raport.
Në kohen sa po prezantohej Draft – raporti për Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën nga Lord Lancester, me delegacionin e Serbisë shihet Goran Rakiq./RTK/