Lamtumirë gazetari investigative!
Dhënia e mendimit të lirë për ndonjë çështje e cila më pas mund të përfshijë pasojat më të rënda dhe alarmuese, arsyeja e grushteve dhe shqelmave nuk na sjellë ndonjë arsye të dobishme. Liria e fjalës gjithmonë do të jetë triumfuese, edhe nëse kërkohet të hiqet ajo prapë jeton e lirë.
Budallenjtë kërkojnë të udhëhiqemi si robotë dhe memecë të heshtur, si delet drejt kasapit. Mendimi, gjykimi, paragjykimi dhe liria jonë varet nga mediat qofshin të shkruara qofshin televizive, liria e fjalës nuk mund të kufizohet. Liria e fjalës është shtyllë e një populli demokrat dhe qeverie të lirë, ndërsa kufizimi i përket një mentaliteti diktature të tmerrshme e të neveritshme. Liria te ne as që ishte e as që është shpërbërë ndonjëherë sepse kushtetuta e një shoqërie të lirë kur shpërbëhet atëherë mbi rrënojat e saj ngrihet tirania.
Tirania te ne ekziston si pasojë e kufizimit ekstrem gjatë shumë sisteme dhe truri i njerëzve qëndron i shpëlarë. Visar Duriqi është viktima e fundit e një mentaliteti diktatorial, primitiv sepse mendimi qëndron në atë se grushtet rregullojnë problemin. Hunda e gjakosur dhe ca dhëmbë të thyer nuk e thellojnë frikën dhe eleminojnë guximin e fjalës së lirë përkundrazi na detyrojnë që edhe më shumë të reagojmë ndaj mendimit të lirë personal derisa kjo dhunë banditësh rrënjët i ka te mendimi komunist, mentaliteti arabo-turk.
Çfarë deshi të edukojë dhuna?
T’i krijoj ca zinxhirë me qëllim t’i lidh mendimet e lira dhe të ringjallë frikëra joracionale? “Ne nuk mund të kemi një shoqëri gjysmë skllave dhe gjysmë të lirë; as nuk mund të kemi mendim gjysmë skllav dhe gjysmë të lirë.
Nëse krijojmë një atmosferë në të cilën burrat kanë frikë të mendojnë në mënyrë të pavarur, të pyesin pa frikë, të shprehen lirisht, ne do të krijojmë në fund atë lloj shoqërie, në të cilën burrat nuk e vrasin më mendjen që të mendojnë në mënyrë të pavarur, ose të pyesin pa frikë”, shprehet Henry Steele Commager, historian. Sipas tij, Liria e fjalës dhe liria e shtypit nuk i janë dhënë njerëzve, në mënyrë që të thonë gjërat që u pëlqejnë të tjerëve dhe të cilat bazohen në mendimin e gjithëpranuar, por të drejtën për të thënë gjërat që nuk u pëlqejnë, të drejtën për të thënë gjërat që përcjellin mendime të reja dhe ende të papritura, të drejtën për të thënë gjëra, edhe pse mund të gabojnë. Andaj, gazetarët pësojnë rëndë fizikisht dhe kjo i ndodhi Duriqit mbrëmë.
Cili do të jetë tashmë gazetari i radhës që do të grushtohet? Ai i cili kritikon fenë myslimane ose krishtere, ose flet fjalë të rënda për ndonjë subjekt politik, ose lakon emra e individëve të kooruptuar? Pse kërkohet gazetari investiguese kur ajo nuk e ka lirinë e duhur? Gazetarët prapë jetojnë mes sakrificiës dhe pranimit të dhunës dhe shpesh edhe kur jeta e tyre ka qenë e rrezikuar ose disa edhe janë likuiduar. Si mund të kemi gazetari investigative derisa jeta e gazetarit çdo ditë rrezikohet? A duhet të themi “Lamtumirë gazetari investigative ose sa më shumë gazetari investigative? Cili gazetar tash e ka rendin?