‘Lambo, tatuazhe e frizura, kjo është për keqardhje’ – gazetari i Blick kritikon rëndë Shaqën e Xhakën

‘Lambo, tatuazhe e frizura, kjo është për keqardhje’ – gazetari i Blick kritikon rëndë Shaqën e Xhakën

Gazetari i “Blick”, Andreas Boni ka lansuar kritika të ashpëra për Zvicrën, në veçanti për futbollistët e helvetikëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Boni ka kritikuar paraqitjen e dy futbollistëve pas paraqitjes me vetura luksoze, tatuazhe dhe lyerje të flokëve.

“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët – ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq”, ka shkruar Boni.

Xhaka tash e një kohë mban shiritin e kapitenit dhe së bashku me Shaqirin janë dy futbollistët kryesor të skuadrës.

Në ndeshjen e parë në “Euro 2020”, kombëtarja helvete barazoi 1:1 kundër Uellsit.

Ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Italisë të mërkurën (nesër).

Tatuazhi i Granit Xhakës, temë diskutimi në mediat zvicerane - Albinfo

 

Shpërndaje në: