‘Lambo’ i Munishit ‘nuk dhez’ me të parën, duhet shtyrë një xhiro për fitore – Gjilani baras me Drenicën
Gjilani, ose tashmë siç njihet si ‘Lambo’ i Ismet Munishit, nuk ka arritur të marrë fitore.
Në xhiron e parë të Superligës së Kosovës, Gjilani ka luajtur baras 1:1, kundër Drenicës, shkruan Periskopi.
Drenica kaloi në epërsi në minutën e 15’ të takimit, me anë të një goli nga Denisson, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.
Gjilani reagoi krejt vonë për të dalë së paku me një pikë. Ky gol i Gjilanit erdhi në minutën e 93’ të takimit.
Pas xhiros së parë, Gjilani tashmë numëron një pikë, aq sa ka edhe Llapi, Ulpiana e Drenica.
Mbetet të shihet nëse ‘Lambo’ i Ismetit do të dhezet në xhirot tjera. /Periskopi/