“Lali, Lali” – Veliaj 4 orë në gjyq, mbështetës të shumtë ovacione para GJKKO

“Lali, Lali” – Veliaj 4 orë në gjyq, mbështetës të shumtë ovacione para GJKKO

Prej orës 13:30 në GJKKO po zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së saj Ajola Xoxa dhe të akuzuarve të tjerë nga SPAK.

Në orët e pasdites mbështetësit e kryetarit të bashkisë Tiranë, i arrestuar 2 ditë më parë me urdhër të SPAK, u mblodhën sërish para prokurorisë së posaçme, më të shumë në numër dhe me ovacione në mbështetje të Veliajt.

Ndërkaq, burime të Euronews Albania brenda seancës në GJKKO bëjnë me dije se Veliaj kërkoi largimin e prokurorit Ols Dade nga çështja, pasi sipas tij akuzat janë inate personale të prokurorit i cili “ngeli i pakënaqur nga një leje ndërtimi që iu dha nga bashkia Tiranë”.

Seanca si fillim u shty me 5 orë pas kërkesës së avokatëve të Veliaj që kërkuan kohë të njihen me fashikujt e prokurorisë.

Shpërndaje në: