‘Lajmi’ shpifës i RTK-së ndaj Periskopit, Osmani flet për herë të parë: Edhe mua më patën shpall bashkëpunëtore të Putinit, refuzoj çdo lloj gjuhe që vendos jetën e tjetrit në rrezik

‘Lajmi’ shpifës i RTK-së ndaj Periskopit, Osmani flet për herë të parë: Edhe mua më patën shpall bashkëpunëtore të Putinit, refuzoj çdo lloj gjuhe që vendos jetën e tjetrit në rrezik

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me liderët e partive politike ka folur në një konferencë për media për artikullin që RTK-ja ka publikuar ku akuzohet Periskopi e Nacionale se kinse kontrollohen nga Vuçiqi.

Ajo ka thënë se RTK edhe atë e kishte akuzuar se ka qenë bashkëpuntore e Putinit.

Osmani tutje ka thënë se refuzon çdo lloj akuze e që rrezikon jetën e tjetrit.

“Me nis me ragu sa here RTK-ja ka publikuar artikuj ku mua më shpallën bashkëpunetore të Putinit. S’po më duket që ka pasur reagim nga të tjerët. Si parim. Është e pamundur me secilin artikull të merremi. Si parim, si presidente refuzoj çdo lloj gjuhe e akuze e cila në emër të lirisë së shprehjes, e vendos në rrezik jetën e të tjetrit. Këto janë parime të Gjykatës Kushtetuese. Liria vlen derisa ti nuk e rrezikon lirinë e tjetrit. Dinjitetin e tjetrit”, tha Osmani në konferencë./Periskopi

Shpërndaje në: