Juristja e mediave, Flutura Kusari ka rënditur kritikat që Bashkimi Evropian i ka përmendur në raportin e Progresit, shkruan Periskopi.
Kusari përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se raporti përmend sulmin që i është bërë medias Periskopi dhe Nacionale si dhe ndikimin politik në transmetuesin publik.
“Kuvendi nuk mori parasysh shumicën e rekomandimeve të BE-së në Ligjin për KPM
Trasnmetuesi publik – dorëheqje, shqetësime me llogaridhënie dhe pavarësi redaktoriale, ndikim politik, kritika për publikimin e lajmeve të huaja që sulmojnë dy media të Kosovës, ka diskriminim të grave
Ka mungesë të transparencës dhe qëndrueshmërisë financiare të mediave
Mjedisi në veri të Kosovës është kufizues dhe krijon një tendencë për autocensurë nga publiku, mediat dhe ShC-të.
Janë shënuar 72 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, një rritje domethënëse
Shoqëria civile ka raportuar raste të padive SLAPP por mungon hulumtimi sistematik”, ka shkruar Kusari ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovë 2024
Situata e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Kosovë nuk është më arsye për t’u krenuar, siç ka qenë deri më tani.
Ka përceptim për përpjekje të qeverisë për të ushtruar kontrollë në media
Kuvendi nuk mori parasysh shumicën e rekomandimeve të BE-së në Ligjin për KPM
Trasnmetuesi publik – dorëheqje, shqetësime me llogaridhënie dhe pavarësi redaktoriale, ndikim politik, kritika për publikimin e lajmeve të huaja që sulmojnë dy media të Kosovës, ka diskriminim të grave
Ka mungesë të transparencës dhe qëndrueshmërisë financiare të mediave
Mjedisi në veri të Kosovës është kufizues dhe krijon një tendencë për autocensurë nga publiku, mediat dhe ShC-të.
Janë shënuar 72 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, një rritje domethënëse
Shoqëria civile ka raportuar raste të padive SLAPP por mungon hulumtimi sistematik
Ligji për RTK-në dhe Ligji për Mbrojtjen e Burimeve ende nuk janë adresuar
Mediat në gjuhën serbe kanë vështirësi në qasje në informacione
Është shënuar pak (some) përparim në liri të medias, përfshirë në qasje në dokumente publike
Komisioni i Pavarur për Media ka përmirësuar funksionimin e tij
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën
Ka pluralizëm të mediave
Sulmet ndaj gazetarëve marrin vëmendjen e duhur nga policia dhe sistemi gjyqësor
Gjykata ka anuluar një vendim të KPM-së dhe vendimin për suspendimin e certifikatës së Klan Kosova