Lajmi i mbrëmjes: Ronaldo merr vendim, e ‘godet’ rëndë trajnerin e Man United

Lajmi i mbrëmjes: Ronaldo merr vendim, e ‘godet’ rëndë trajnerin e Man United

Cristiano Ronaldo u kthye në Manchester United të martën me agjentin e tij, Jorge Mendes dhe ka informuar klubin se dëshiron të heqë dorë nga kontrata e tij për ta liruar atë për t’u bashkuar me një ekip që është në Ligën e Kampionëve.

United janë kundërpërgjigjur se nuk kanë dëshirë ta shesin atë, por si duket Ronaldo nuk ka ndryshuar mendje, shkruan DailyMail, përcjellë Periskopi.

Bisedimet nuk kanë arritur të ndryshojnë mendjen e 37-vjeçarit për dëshirën për t’u larguar. Kështu CR7 i ka thënë Manchester United se dëshiron të lirohet nga viti i fundit i kontratës së tij prej 360 mijë euro në javë.

Disa nga klubet kryesore të Evropës janë distancuar nga një lëvizje e mundshme e portugezit.

Shpërndaje në: