Lajmi i fundit: Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit përjashtohen përfundimisht nga Liga e Parë e Kosovës
Ndeshja e Ligës së Parë të Kosovës mes Ulpianës dhe Vllaznisë doli të jetë e kurdisur.
Kështu konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, pavarësisht se klubet kishin mohuar një gjë të tillë.
FK njoftoi se ndeshja do të regjistrohet si e luajtur, por që pikët dhe golat nuk do të regjistrohen nga ky takim.
Komisioni Disiplinor sot mori një vendim tjetër të ashpër kundrejt këtyre dy skuadrave.
Ulpiana dhe Vllaznia janë përjashtuar nga gara në Ligën e Parë të Kosovës.