LAJMI I FUNDIT: Stresi dorëzohet në Polici
Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, në gusht të këtij viti, shkruan Periskopi.
Periskopi mëson nga burimet e veta se Stresi është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës pasi ndodhej në arrati tash e gati tre muaj.
Sipas këtyre burimeve reperi është dorëzuar sot në Polici.
Kujtojmë se Stresi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku personazhi i njohur i Tik Tok-ut Medi Iseni, u rrah në ambientet e klubit, sipas tij, nga dy reperët, Stresi, Noizy dhe grupi i tyre.
Lidhur me ngjarjen janë publikuar edhe pamjet, ku i riu me iniciale M.I është dhunuar barbarisht.
Sipas këtij të fundit, ka qenë Stresi, ish-kundërshtari i Noizyt, ai që e ka prerë në besë dhe e ka çuar në duart e mikut të Erion Veliajt./PERISKOPI