LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK’së
Isa Mustafa sot më datë 3 gusht 2019, është zgjedhur me aklamacion kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo i bie që Mustafa është për herë të tretë në krye të LDK-së.
Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Isa Mustafa mori shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.
Më të pakënaqurit për këtë rizgjedhje të Mustafës ishin Fatmir Sejdiu e Melihate Tërmkolli. Sejdiu, që ishte pretendent për kryetar mori vetëm 78 vota. E Tërmkolli, e akuzoi Mustafën duke e quajtur “njeri të Rrahman Morinës”.
Fatmir Sejdiu, meqë nuk kishte marrë përkrahje mësohet se edhe e ka lëshuar sallën gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. Ai, njësoj edhe deputetja Vjosa Osmani, kanë kërkuar ndryshimin e një neni statusor që norma 50% + 1 të ndryshojë sepse sipas tyre, kjo është jodemokratike.
Kuvendi zgjedhor i LDK-së u mbajt me dyer të mbyllura. LDK njihet si parti që përpiqet të trashëgojë frymën politike të liderit dhe themeluesit të saj, Ibrahim Rugova.