LAJMI I FUNDIT: Hidhet mjet shpërthyes afër liqenit të Ujmanit

LAJMI I FUNDIT: Hidhet mjet shpërthyes afër liqenit të Ujmanit

Para pak minutash është hedhur një mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit. 

Lajmin  e ka konfirmuar për Periskopin zëvendëskomandanti i Policisë, Veton Elshani.

Ai ka njoftuar se nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, derisa sipas tij nuk dihet ende se a ka qenë granatë dore apo ndonjë mjet tjetër.

“Ka pas një shpërthim. Ka dëme materiale në dy vetura. Nuk ka të lënduar. Policia është duke u marr me rastin.”- tha Elshani.

 

Siç raportohet hedhja e mjetit shpërthyes është bërë pak minuta pas kalimit të autoblindës së policisë.

 

Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pak metra larg vendit ku po lahen qytetarët në Ujman.

Shpërndaje në: