Lajmet e rrejshme në Twitter përhapen 70 për qind më shpejt se e vërteta
Lajmet e rrejshme në Twitter përhapen më shpejt dhe më larg se sa e vërteta, ndërsa këtë mosbalancim në masë të madhe e krijojnë njerëzit se sa të ashtuquajturat bote, programet kompjuterike për komunikim të serviseve të internetit.
Në studimin e hulumtuesve të Institutit për Teknologji në Masaçusets janë verifikuar pothuajse 126.000 lajme të cilat i kanë ndarë tre milionë njerëz në Twitter nga viti 2006 deri në vitin 2017, ndërsa hulumtuesit kanë konfirmuar se 70 për qind është më e madhe besueshmëria se mes shfrytëzuesve të këtij rrjeti social do të ndahen lajme të rrejshme.
Studimi i cili është publikuar në revistën “Sajns” është një nga përpjekjet më gjithëpërfshirëse të vlerësohet dinamika për përhapjen e lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale.
Twitter dhe rrjetet e tjera sociale si Facebook-janë nën llupën e autoriteteve të SHBA-së dhe rregullatorëve të tjerë ndërkombëtarë, të cilët pohojnë se rrjetet sociale bëjnë pak që të pengohet përhapja e lajmeve të rrejshme.
Hulumtuesit kanë vërejtur rritje të lajmeve të rrejshme gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2012 dhe 2016.
Edhe pse studimi është fokusuar në Twitter, hulumtuesit kanë thënë se zbulimet e tyre mund të zbatohen edhe në platformat mediale sociale, duke e përfshirë edhe Facebook-un.