Lajmërohet Tyson Fury – Befason me vendimin e fundit që ka marr për meçin me Joshuan
Lufta e madhe mes Tyson Fury dhe Anthony Joshuas duket se do të ndodh.
Tyson Fury para pak çastesh me një video i është drejtuar Joshuas, duke i thënë se ka 14 ditë nga sot të vendos për ta firmosur kontratë, shkruan Periskopi.
“Keni 14 ditë, vendoseni nënshkrimin dhe bëjeni këtë luftë të ndodhë për tifozët e boksit në Britani. Mos u bëni frikacak, udhëzoni ekipin tuaj që ta kryejë këtë marrëveshje”, tha mes tjerash Fury.
Madje ai shtoi se gjitha mediat janë të gatshme ta mbështesin këtë luftë.
“Sapo më kanë thënë se BT, Dazn, ESPN të gjithë transmetuesit janë të gjithë të kënaqur me kushtet dhe janë të gatshëm të mbështesin këtë luftë”, vazhdoi ai.
You have had 14 days, pull your finger out and make this fight happen for the British boxing public.
Don’t be a coward, instruct your team to get this deal done. @anthonyjoshua
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) September 29, 2022
Nonëse ai dje mori vendimin që të mos luftonte më me Joshua pasi ky i fundit u vonua për ta firmosur kontratën, Fury tashmë ka ndryshuar vendimin dhe pritet nga Joshua konfirmimi final.
This is a message to @anthonyjoshua.
My promoter Frank Warren convinced me to let Queensberry carry on negotiating with your team this week, despite me knowing that you were never going to do this fight… pic.twitter.com/XpcHOpZJzk
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) September 29, 2022