Lajmërohet për herë parë Granit Xhaka pas eliminimit nga Kupa e Botës
Kombëtarja e Zvicrës u përshendet me Kupën e Botës në fazën e 1/8-tës pasi u mposht nga ekipi i Portugalisë, me rezultat të thellë 6-1.
3 ditë pas eleminimit ka reaguar për herë të parë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka në rrjetet e tij sociale.
Futbollisti shqiptar ka falënderuar të gjithë për përkrahjen derisa ka shtuar se do të kthehen edhe më të fortë.
“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë është për të ardhur keq që Kampionati Botëror përfundoi ashtu siç përfundoi”.
“Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë kësaj gare – kjo do të thotë vërtet shumë për ne”.
“Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës në Instagram.