Lajmërohet kompania që bëri logon e 17 vjetorit të pavarësisë, jep sqarim për trekëndëshat
![Lajmërohet kompania që bëri logon e 17 vjetorit të pavarësisë, jep sqarim për trekëndëshat](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/logo-17-shkurt-500x300.jpg)
Institucionet e Kosovës e kanë bërë publike logon që do të përdoret për festimin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Dizajni i kësaj logoje ka nxitur reagime të mëdha në rrjete sociale, duke interpretuar dy trekëndëshat si dy “V”-ja e duke e ndërlidhur logon me partinë që drejton Kurti, shkruan Express.
Megjithatë, kompania që ka bërë logon “Red Mill”, sot ka publikuar në faqen zyrtare në ‘facebook’ secilën pjesë të dizajnit me një sqarim rreth kuptimit.
Kompania shkruan se në dy trekëndësha është paraqitur dy herë numri 17, meqë është 17 vjetori i pavarësisë dhe data e pavarësisë 17 shkurti, gjë që nuk përsëritet më.
Ngjyrën ari të përdorur shkruajnë se simbolizon suksesin, ndërkohë e bardha unitetin.