Lajme të mira! Zbulohet çokollata që lufton rrudhat

Lajme të mira! Zbulohet çokollata që lufton rrudhat

Nuk ke më nevojë të justifikohesh nëse je duke ngrënë çokollatë, sepse lajmet e fundit, duhet të të bëjnë të lumtur. Disa shkencëtarë nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar një lloj çokollate, e cila lufton rrudhat. “Esthechoc”, një lloj çokollate, e cila mund të të heqë çdo lloj shenje të rrudhave. Si e bën këtë? Në vetëm 7.5 gram të kësaj çokollate ka 70 për qind çokollatë të zezë, e cila është mjaft e pasur me antioksidantë. Kjo masë çokollate, sipas specialistëve, është e krahasuar me peshkun e kuq, i cili më shumë se çdo ushqim tjetër, këshillohet për të luftuar rrudhat.

Përgjatë një periudhe 4-javore, studiuesit vunë në provë njerëz midis moshave 50 dhe 60 vjeç, të cilët hanin një copë të çokollatës “Esthechoc” çdo ditë. Dhe pas kësaj prove, pjesëmarrësit kishin më pak inflamacion në qarkullimin e gjakut në fytyrë, i cili heq dukshëm shenjat e rrudhave në fytyrë. Po ashtu, studiuesit zbuluan se pas katër javëve, tek këta njerëz ndryshoi edhe fiziologjia e fytyrës, duke i treguar ata rreth 20 apo 30 vjet më të rinj se mosha që kishin në të vërtetë.

Shpërndaje në: