Lajme të mira për Ancelotti, Rudiger mund të kthehet më shpejt se sa pritej
Qendërmbrojtësi Antonio Rudiger mund të kthehet në fushë për Real Madridin më shpejt se sa ishte pritur, raportoi Relevo.
Sipas informacioneve zyrtare nga klubi, gjermani do të mungojë për rreth tre javë, që do të thotë se do të humbasë ndeshjen e dytë të Champions League me Manchester Cityn ose do të jetë në dyshim deri në fund.
Megjithatë, dhoma e zhveshjes së Real Madridit ka një ndjenjë të mirë që Antonio Rüdiger do të jetë jashtë vetëm për rreth dhjetë ditë.Nëse Rudiger rikuperohet kaq shpejt, ai do të humbasë tri ndeshjet e ardhshme – kundër Leganes, Atletico Madrid dhe Man City, por do të jetë në dispozicion për Osasuna dhe ndeshjen e kthimit me “Qytetarët”.
Nëse Rudiger nuk është gati për ndeshjen e dytë kundër kampionit anglez, një opsion i fundit është duke u konsideruar duke përdorur Ferland Mendy.