Lajme të këqija për Shqipërinë, titullari i kombëtares mungon në ndeshjet e tetorit

Lajme të këqija për Shqipërinë, titullari i kombëtares mungon në ndeshjet e tetorit

Shqipëria do të jetë pa njërin prej lojtarëve kyç në ndeshjet e tetorit.

Kombëtarja ‘Kuqezi’ gjatë këtij muaji luan dy ndeshje “finale” në kualifikueset për Katarin 2022, por në këto ndeshje do të ketë mungesa.

Sipas raportimeve të medieve shqiptare, seleksionuesi Reja nuk mund të llogarisë në shërbimet e Amir Abrashit, transmeton Periskopi.

Abrashi pësoi një dëmtim më 5 shtator në ndeshjen e fituar ndaj hungarezëve dhe u zëvendësua nga Çekiçi në minutën e 68′, ndërsa ndaj San Marinos ai nuk u grumbullua fare dhe udhëtoi drejt Zvicrës ku u fokusua te rikuperimi i dëmtimit. Pas 18 ditësh mesfushori i Grashopersit ishte i gatshëm për ndeshjen e kampionatit ndaj Luganos.

Një kohë rekord rikthimi, ku kujtojmë dhe thënien e trajnerit të skuadrës ku aktivizohet shqiptari i cili tha se Abrashi ka mish shqiptari dhe shërohet më shpejt. Kapiteni i Grashopersit futet në fushën e lojës në minutën e 63-të dhe zhvillon një ndeshje të mirë.

Pas ndeshjes ai ka ndjerë përsëri shqetësime te kofsha e djathtë dhe ditën e djeshme pas ekzaminimeve mjekësore të bëra, në faqen zyrtare të klubit zviceran njoftohet se Abrashi ka një problem te fibrat e muskujve të kofshës të djathtë dhe do të mungojë deri në 6 javë.

Ndoshta një nxitim i padrejtë për shqiptarin pasi do të dëshironte shumë të jepte kontributin e tij për Kombëtaren në ndeshjet e tetorit.

Lajm i keq edhe për trajnerin Reja që tani është e sigurt që do të bëjë pa “pitbullin” në mesfushë. Në humbjen ndaj Polonisë në qendër të mesfushës ka luajtur Bare me Gjasulën dhe Abrashi u spostua në treshen e sulmit me Cikalleshin dhe Manajn. /Periskopi/

Shpërndaje në: