Lajme nga fronti i Spanjës: Ende nuk dihet për fatin e Valon Berishës

Lajme nga fronti i Spanjës: Ende nuk dihet për fatin e Valon Berishës

Sonte Kosova do të ndeshet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për botërorin Katari 2022.

Kosova në ndeshjen ndaj Spanjës pritet të paraqitet me disa mungesa në fushë.

Mesfushori Valon Berisha u raportua se do të mungojë në sfidën e Kosovës ndaj Spanjës, por gazetari i Periskopit që po e përcjellë nga afër Kombëtaren, ka thënë se deri më tani nuk ka diçka zyrtare për mungesën e Berishës.

“E vështirë por ekipi mjekësor po punon shumë dhe deri në minutat e fundit, nuk është e sigurt”, kanë thënë nga Kombëtarja për Periskopin.

Kosova përballet me Spanjën në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022 me fillim nga ora 20:45 në Sevilla të Spanjës.

Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Suedisë, “Dardanët” do të kërkojnë rezultat sa më pozitiv sonte./Periskopi/

 

Shpërndaje në: